Art & Kulturë

Meta dekoron motrën e Mbretëreshës Geraldinë në Francë, ja motivacioni

Presidenti Ilir Meta i ka dorëzuar dje dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, motrës së Mbretëreshës Geraldinë, zonjës Sylviane Muselier për kontributin që ka dhënë me ndihma humanitare për Shqipërinë.

Meta e vlerëzon Muselier si një zonje të jashtëzakonshme që shtëpinë e saj në Marsejë e ktheu në shtëpinë e shqiptarëve. Në ceremoni merrnin pjesë edhe Princ Leka dhe bashkëshortja e tij Elia Zogu.

Meta-Muselier

“Ishte jo vetëm një detyrim institucional por edhe një nder i veçantë t’i dorëzoja sot në Marsejë, Sylviane Muselier, një zonje të jashtëzakonshme Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, për kontributin e pamatë që ka dhënë me ndihma humanitare e pajisje mjekësore për fëmijët, njerëzit në nevojë e spitalet e Shqipërisë. Kjo zonjë me zemër të madhe është, edhe e rezistencës, edhe e paqes, edhe republikane, edhe mbretërore, në shpirt dhe në vepra. Ajo e ka kthyer shtëpinë e saj në Marsejë në një shtepi të shqiptarëve. Dashuria e saj për Shqipërinë buron nga dashuria e saj e pafund për Mbretëreshën Geraldinë, motrën e saj më të madhe. Nderimi i figurës së Geraldinës vazhdon ende të frymëzojë shumë njerëz në Evropë e botë për të ndihmuar Shqipërinë e shqiptarët”, shkruan Meta.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).