Art & Kulturë

8 DHJETOR, TAKIMI I PARË ME LIRINË

Në datë 8 Dhjetor, në Qendrën Rinore TEN, ora 12:00 , organizohet aktiviteti “8 Dhjetor, Takimi i parë me lirinë” .
Shfaqja e dokumentarit ” 8 Dhjetor 1990-27 vite pas” dhe “8 DHJETOR ’90, TRIUMFI I RINISË”, do të sjellin në një panel tre breza: të rinjtë që sollën ndryshimin në vitet 90′ me të rinjtë e diteve te sotme, ata që kanë lindur në fillim dhe në fund të viteve ’90, duke diskutuar mbi sfidat e rinisë në breza.

Axhenda e aktivitetit si më poshtë:

12:00 – Hapja e aktivitetit
12:05 – 12:20 Fjala përshëndetëse e Kryetarit të Bashkisë, z. Erion Veliaj
12:20 – 12:45 Shfaqja e dokumentarit: 8 DHJETOR 1990… 27 VJET PAS
12:45 – 13:30 Paneli: PËRBALLJE BREZASH: DHJETORI NË TRI KOHË

Ne panel : Pandeli Majko, Mesila Doda, Blendi Gonxhe, Ilir Dizdari, Bislim Ahmetaj

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).