Meryl Streep bëhet pjesë e një prej serialeve më të njohur të HBO dhe në botë

Seriali hit “Big Little Lies”, që mori një sërë nominimesh dhe fitoi në disa kategori në festivalet e këtij viti, do të rikthehet për një sezon të dytë, ku ka përfshirë në kastin e aktorëve edhe të famshmen Meryl Streep.

Ky lajm është konfirmuar nga kanali HBO. Streep do të portretizojë mamanë e Perry Wright, Mary Louise Wright, e cila mbërrin në Monterey për të zbuluar arsyen e vërtetë të vdekjes së djalit të saj. Sipas burimeve të brendshme, mendohet se Meryl do të fitojë për çdo episod në të cilin merr pjesë, rreth 800.000 dollar.

HBO lajmëroi në muajin dhjetor se “Big Little Lies” do të rikthehej për një sezon të dytë dhe se më të shumtët e aktorëve nga sezoni i pare, do të ishin sërish pjesë e serive të reja. Nicole Kidman dhe Reese Witherspoon rikthehet në rolet e tyre dhe njëkohësisht edhe si producente.

Nicole Kidman, Reese Witherspoon dhe Shailene Woodley.

Sezoni i parë u bazua mbi novelën me të njëjtën emër të autores Liane Moriarty, por sezoni i dytë do të jetë krejtësisht i shkëputur, ku autori David E. Kelley, do të shkruajë historinë e rradhës.

“Big Little Lies” mendohet të ketë 7 seri në sezonin e dytë dhe nuk është dhënë akoma një datë premiere.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).