Në Cape Town, që ndodhet në Afrikën e Jugut, njerëzit po mundohen që ta kursejnë sa më shumë ujin sepse një ditë nuk do të ketë më.
“Dita Zero” është cilësuar data 12 prill, ku pritet që qyteti të mos mundet të furnizohet dot më me ujë për shkak të thatësirës së madhe. Ai është qyteti i dytë më i madh në Afrikën e jugut dhe një atraksion për shumë turistë të huaj.
Banorët kanë filluar të riciklojnë ujin e banjës për të pastruar tualetet dhe është vendosur një limit për dushet, të cilët duhet të qëndrojnë të hapur deri në 90 sekonda. Ndërkohë, dezifenktuesit e duarve po gjejnë një përdorim mjaft të madh, pasi po përdoren rëndom nga qytetarët për të pastruar duart në vend të ujit.
Kjo situatë emergjente ka ardhur dalëngadalë, si pasojë e tre faktorëve të kombinuar së bashku: Thatësisë më të madhe që ka prekur këtë vend për më shumë se një shekull, popullata prej 4 milion banorësh e në rritje dhe ndryshimet e shpeshta klimaterike.
Autoritetet e qytetit kanë ulur presionin në rubineta, por përdorimi vazhdon të jetë rreth 86 milionë litra mbi objektivin e përcaktuar për ti bërë ballë krizës.

Banorët duke mbushur ujë nga një burim natyral në qytet.