Pasi keqpërdori të dhnëat personale të miliona përdoruesve të Facebook për të ndikuar tek zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016, firma konsulente me seli në Britani, “Cambridge Analytica”, ka deklaruar mbylljen e saj.
“Kemi vendosur se nuk është më e dobishme të vazhdojmë biznesin”, ka qenë deklarata e kompanisë, duke shtuar se do të nisë shumë shpejt proçedurat e falimentimit në SHBA dhe Britani.
Ajo u punësua nga fushata zgjedhore e Presidentit Trump dhe u bë objekt i hetimeve, pasi një ish-punonjës i saj zbuloi se ajo ka pasur qasje të paligjshme në të dhënat e miliona përdoruesve në Facebook dhe se i ka përdorur ato për të ndikuar votuesit në SHBA..
Cambridge Analytica e ka mohuar se i ka shfrytëzuar këto të dhëna për të ndihmuar fitoren e Trumpit.