UEFA përmes një videoje të shkurtër ka paralajmëruar se ylli nga Kosova, Dua Lipa, do të performojë në ceremoninë e finales së Ligës së Kampionëve.
“Kemi një tjetër artiste që do të pushtojë skenën e sivjetshme të finales së Ligës së Kampionëve. A mund ta gjeni se kush është?” ka shkruar UEFA në faqen zyrtare në Facebook, ndersa në video shihej Dua dhe një sekuencë e këngës “New Rules”.