Art & Kulturë

“Mbushe shpirtin duke dhuruar pjesë nga shpirti yt”- Mbrëmje bamirësie

Organizata Fundjavë Ndryshe, së bashku me lokalin Raum dhe grupi i menaxhim biznesit të Akademisë Profesionale Elita, do të organizojnë një mbrëmje bamirësie më 28 shkurt.

Të gjitha të ardhurat që do të mblidhen gjatë këtij eventi do të dhurohen për familjet në nevojë. Nëpërmjet kontributit tuaj, sado i vogël që të jetë, ju do të mundeni të lehtësoni jetën e shumë personave që jetojnë në varfëri.

E  pikërisht për këtë gjë, biletat për hyrjen do të kushtojnë 500 lekë, brenda të cilës përfshihet edhe një pije. Ndaj mos ngurroni, jo vetëm që do të kënaqeni në ritmin e muzikës së vendosur nga dj George, Mund e Ani Balia, por edhe do të mbusheni plot gëzim për këtë gjest kaq të bukur që keni bërë.

Ky event organizohet të mërkurën e ardhshme, ora 20:00.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).