Mbill Lulen Tënde

Bashkia Tiranë organizon aktivitete të shumta, gjithnjë e më të shpeshta për edukimin, ndërgjegjësimin e frymëzimin tek brezi i ri mbi bimësinë, mbjelljet e reja të pemëve e luleve, njohjen e mbrojtjen e natyrës, jetesën aktive e të gjelbër. Në kuadër të projektit Orët Edukative, vjen aktiviteti i radhës “Mbill Lulen Tënde”. Këtë të hënë ora edukative do të zhvillohet me fëmijët e kopshtit numër 25 të Tiranës. Nën kujdesin e agronomëve, fëmijët do të kenë mundësi të mbjellin lule dhe të mësojnë më shumë rreth natyrës, bimësisë dhe të gjitha proçeseve në dobi të rritjes, zhvillimit të fidanëve. Një ditë mësimi ndryshe e mbushur me ndarje njohurish dhe kontakt nga afër me bimët.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).