Art & Kulturë

Monodrama Lopata e arte vihet ne skene nga Teatri Mergimtari i Kroacise,
nga nje trup profesionistesh shqiptare e kroate qe promovojne dramaturget shqiptare e kroate ne rajon e Europe.

autor Ferdinand Hysi
regjia Leonard Hamitaj
muzika Vedran Kojić
art& desing Josip Fabianić

Luan
Leonard Hamitaj
Marrin pjesë
Enisa Majer
Vedran Kojić

Shfaqja realizohet me financimin e Keshillit per pakicat kombetare te Republikes se Kroacise dhe bashkepunimin.

Lopata e artë, është drama e njëriut të thjeshtë, që gjithë jeta e tij ka shkuar mes vuajtjeve, mundimeve, nënvleftësimit dhe përçimit të të qenit njeri, nga një shoqeri që e rrethon. Kur papritur, pasi ka vdekur, e sheh veten të respektuar, me një përkujdesje fiktive, nderim fallco, po nga ajo shoqëri. Drama, nëpermjet ironisë dhe sarkazmës, është një çjerrje maske, e gjithë atij teatraliteti që shpesh hasim sot në jetën e përditëshme, të lënies jashtë vëmendjes, të njeriut sa është në jetë, me idealzmin dhe fryrjen e vlerave te tij, pasi nuk jeton më. Njëkohësisht është një akuzë ndaj asaj pjese të shoqërisë, që shfrytëzon vlerat reale të të qënit njeri, për interesat e saj.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).