Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare do të organizohet këtë vit në qytetin e Elbasanit, më 9 e 10 mars 2018.
Ky është edicioni i 15-të i këtij festivali, i cili i dedikohet këngës së bukur popullore qytetare, duke përfshirë brenda dy ditësh tingujt karakteristikë të muzikës së një sërë krahinash të ndryshme qytetare.
Në këtë festival do të jenë pjesëmarrëse grupet muzikore të qyteteve të Korçës, Përmetit, Dibrës, Pejës, Lushnjes, Beratit, Fierit, Vlorës, Lezhës, Kavajës dhe Elbasanit, që do të gjallërojnë jetën e këtij qyteti.
FFTK do të zhvillohet të premten e të shtunën tek Teatri “Skampa” i Elbasanit, gjatë orarit 18:00-20:00.
