Pagjumësia, ekspozimi i tepërt ndaj diellit, stresi, mungesa e ushtrimeve fizike dhe pluhuri, janë disa prej faktorëve që ndikojnë negativisht në lëkurën e fytyrës tuaj.
Me miliona femra anembanë botës shpenzojnë mijëra para për produkte trajtimi për fytyrën e tyre. Por, Bright Side ka listuar disa produkte që janë lehtësisht të gjendshme në shtëpinë e secilës prej jush dhe ju ndihmojnë në pastrimin e fytyrës tuaj.
Lëkura e bananes ndihmon në trajtimin e reduktimin e akneve dhe zhdukjen e rrudhave, pasi përmban vitamina dhe minerale si magnezium, fibër dhe proteina. Aplikimi: Fërkoni pjesën e fytyrës tuaj në të cilën ndodhet një akne me lëkurën e bananes, derisa bananja të kthehet në ngjyrë të errët. Mbajeni për pak kohë dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Përsëriteni këtë proçedurë për disa ditë.
Mjalti përdoret për të përmirësuar gjendjen e lëkurës dhe trajtimin ndaj akneve si pasojë e përbërjes së tij me veti antibakteriale dhe kuruese. Aplikojeni mjaltin mbi pjesën e fytyrës së irrituar dhe pas disa ditësh, irritimi do të jetë reduktuar ndjeshim, duke e bërë fytyrën tuaj të lëmuar dhe të shëndetshme.
Soda e bukës shërben si një scrub natyral mjaft i mirë. Miksojeni atë me mjaltë dhe vaj ulliri që të përgatisni një maskë fytyre, e cila largon qelizat e vdekura, qetëson fytyrën dhe neutralizon pH e saj. Për të arritur rezultatet maksimale, aplikojeni këtë maskë njëherë në javë.
Sallatori ju bën mirë për lëkurën tuaj si duke u përdorur më vete, ashtu edhe duke u miksuar me kosin. Një maskë sallatori qetëson fytyrën dhe e hidraton atë, duke ulur enjten. Ajo gjithashtu është mjaft e mirë për të larguar djegien nga dielli dhe rrathët e zinjë poshtë syve.
Dermatologët nuk e rekomandojnë aplikimin e limonit direkt në fytyrën tuaj, pa kombinimin e elementëve të tjerë si: mjaft, vaj ulliri, sallator dhe sheqer.
Aloe Vera përdoret shumë në fushën e kozmetikës, pasi përveç vetive të saj shëruese, ajo ka veti anti-inflamatore dhe anti-rrudhëse në lëkurë. Xheli i Aloe Verës heq pikat e zeza dhe thekson tonin e fytyrës tuaj. Aplikimi: Hiqni xhelin nga gjethja e aloe verës dhe aplikojeni atë çdo ditë në fytyrën tuaj.
Pasta e dhëmbëve është mjaft e përdorshme në luftën kundër akneve. Ajo mund të përdoret edhe për të larë fytyrën. Për ta përdorur atë në eleminimin e një akne, merrni një sasi të vogël paste, aplikojeni mbi akne, lëreni të thahet për disa minuta dhe pastaj lajeni. Përpara se ta përdorni, duhet të lexoni përbërësit e pastës, pasi sodium lauryl sulfate, triclosan dhe flurid sodium mund të shkaktojnë irritime.