Art & Kulturë

Marubi del nga “muzeu”. Ja arsyeja pse…

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve që ka si tematikë “Muzetë dhe historitë tabu: Të thuash të paimagjinueshmen”, Muzeu Marubi ka vendosur të thyejë njërën nga “tabutë” e muzeve: të dalë nga “habitati” i tij e të takojë një ndër komunitetet më periferike të qytetit përmes një workshopi që në të njëjtën kohë, mëson dhe dëfren duke bashkëvepruar.
Në këtë rast muzeu do të organizojë një workshop me fëmijët e komunitetit rom në Shkolla Liria duke iu ofruar nxënësve të kësaj shkolle mundësinë për tu njohur me fondin e arkivës së Marubit e për të liruar fantazinë e tyre në ndërtimin e një fondali fotografik duke përdorur mjete të tilla si vizatimi, piktura si dhe kolazhi i fotove të arkivës. Pas realizimit të tij, secili nga pjesëmarrësit mund të bëhet ‘fotograf për një ditë’ e nga fotografitë e realizuara, do të ndërtohet një ekspozitë e vogël në ambjentet e shkollës.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).