Art & Kulturë

Në Fokus – Jean-Michel Basquiat

Jeta dhe veprat e Basquiat vazhdojnë të frymëzojnë diskutime, të influencojnë brezat e artistëve të rinj dhe të bëjnë histori në mbarë botën.

Jean-Michel Basquiat (1960-1988) është një artist Amerikan i cili gjatë karrierës së tij të shkurtër u kthye nga një artist grafitti në qëndër të Manhattan në një nga artistët më të njohur të viteve ’80. Kjo ngritje marramendëse dhe e shpejtë mundësoi për Basquiat hyrjen në botën elitare të artit amerikan si një nga piktorët më të famshëm të lëvizjes së artit neo-ekspresionist.

Veprat e Basquiat fokusohen në dualitete si varferia dhe pasuria, integrimi dhe përjashtimi nga shoqeria ose përjetimet e brendshme dhe të jashtme. Këto vepra njihen për kritiken e tyre ndaj racizmit sistematik në New York-un e viteve ’80 dhe për kompozimin e tyre të veçantë.

Basquiat inkorporonte disa stile dhe teknika të ndryshme në piktuat e tij të cilat shpesh përfshinin tekst dhe vizuale abstrakte e ekspresive. Basquiat në një kohë shumë të shkurtër u bë i famshmëm për prezantimin e tij të pazakontë dhe kolazhet e tij unike.

Jean-Michel Basquiat – “Liberalë të Neveritshëm” në Fondacionin Louis Vuitton.

Puna e Basquiat është një shembull se si artistët amerikanë të viteve 1980 filluan të ri-prezantojnë dhe privilegjojnë figurën njerëzore në punën e tyre pas dominimit të Minimalizmit dhe Konceptualizmit në tregun ndërkombëtar të artit. Basquiat dhe piktorë të tjerë neo-ekspresionistë, në sytë e komunitetit artistik u panë si një urë lidhëse mes traditës së largët të Ekspresionizmit Abstrakt të viteve 1950 dhe Ekspresionizmit të fillimit të viteve 1900.

Për disa kritikë, rritja e shpejtë në famë dhe vdekja po aq e shpejtë e Basquiat, personifikon skenën e artit ndërkombëtar komercial të mesit të viteve ’80. Për shumë të tjerë, kjo periudhë ndikoi negativisht në cilësinë e veprave të artit të prodhuara.

Untitled, 1981

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).