MAGJIA E LUMIT TE SHALES

Lumi i Shalës – Një mrekulli e natyrës
Lumi buron rrëzë Alpeve Shqiptare. Ka një gjatësi prej 37 km prej burimit në majën e Radohinës e deri në Drin.
Lumi i Shalës është i pasur me një shumëllojshmëri peshqish, por më i përhapuri është trofta, që rritet vetëm në ujrat e ëmbla. Është lumë malor me rënie mesatare 22 metra në një kilometër.
Lumi dallohet për ujin e tij të kristaltë dhe shkëmbinjtë e thepisur që e rrethojnë, duken sikur prekin qiellin.
Lumi i Shalës është një bukuri e rrallë, për të cilën është e vështirë të përshkruash me fjalë.

Programi:
Nisemi nga Tirana në orën 06:30 tek Pallati i Kongreseve, ngjitur me Stacionin e Bicikletave Ecovolis.
Ndalojmë rrugës për një pushim/kafe.
Mbërrijmë në Koman ku qëndrojmë disa minuta për të shijuar pamjen.
Hipim në varkë dhe lundrojmë në drejtim të ‘Blini Park’ për rreth 1h30min, të shoqëruar nga një pamje mahnitëse gjatë gjithë kohës.

Qëndrojmë tek ‘Blini Park’ për të shijuar ushqimet e zonës, super të shijshme dhe tradicionale.
Koha për t’u larë në ujin e kristaltë të lumit, kështu që mos harroni rrobat e banjës, për më guximtarët. Rreth orës 18:00 do jemi në Koman.
Nisemi drejt Tiranës pasi të kemi shijuar çdo gjë të jashtëzakonshme që na ofron mrekullia e fshehur mes maleve.
Rreth orës 21:30 jemi në Tiranë.

(E shtunë) 06:30 – 20:30

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).