Art & Kulturë

HABITAT & HAPËSIRAT NDËRMJET

Dastid Miluka, Per here te pare ne Tirane, Prezanton Ekspoziten:”Habitat & Hapësirat Nërmjet”.

Ne zbuluam hapësirat dhe u përshtatëm për të jetuar në to. Krijuam hapësirat tona të banimit duke i ndërtuar ato.
Iu përshtatëm atyre dhe me kalimin e kohës, keto hapësira na shndërruan edhe ne.
Vendi ku jetojmë, jemi ne dhe ne jemi vendi ku jetojmë. Ne qëndrojmë nëpër keto hapësira.
Ne i banojmë keto hapësira. Ne jetojmë nëpër keto hapësira.
Quajmë habitat mjedisin ku jeta gjallon. Mund të jetë toka. Mund të jetë deti. Mund të jetë qielli.
Por habitati s’mund të jetë vetëm një vend apo një mjedis natyror.
Ky mund të jetë gjithashtu një qenie tjetër.
Një person që simbolizon një vend ose një kohë të caktuar. Një person, në zemrën e të cilit ti strehohesh.
Sikurse një person që mund të gjej strehë në zemrën tënde.
Mund të jetë një person tjetër por ky mund të jesh dhe ti. Ti mund të gjesh strehë brenda vetes tënde.
Kjo menyre jetese mund t’i hapë udhë meditimit dhe ndjenjave, duke e marrë këtë dimension të vecantë si një shenjë të vërtetë dashurie.
Dashuri per një person. Dashuri për shtëpinë. Dashuri për veten.
Habitati është hapësira fizike, mendore dhe shpirtërore.
Habitati mund të jetë hapësira. Habitati mund të jetë koha. Habitati mund të jetë shtëpia. Habitati mund të jetë gjithcka.
Habitati mund të jemi ne dhe hapësirat ndëmjet nesh.

Hapur deri më: Shtator 15 (E shtunë) 20:00

Bujtina e Gjelit, Rruga Don Bosko

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).