Art & Kulturë

LULËKUQJA DHE KUJTIMI – Tetori gjerman – TEATËR I POEZISË

Libër i shkruar nga Arian Leka me poezi të PAUL CELAN-it dhe ROSE AUSLÄNDER-it. Përkthimi i poezive nga Anna Kove. Interpretimi skenik nga aktorët Kastriot Ramollari dhe Ina Gjonçi. Shoqërimi në kitarë nga Vincent Dervishaj.

Ditën e Mërkurë, 06 Nëntor 2019, ora 18:00, Teatri “Metropol”, Salla Çehov, Tiranë, do të përjetoni dhe do të merrni me vete emocione të paharrueshme.

Veprimtaria zhvillohet në gjuhën shqipe dhe mbështet nga TRADUKI , si pjesë e veprimtarive të “Tetorit Gjerman”.

Njerëzit që vijnë nga vendet e Europës Lindore apo Qendrore kanë lindur për të mos marrë me vete asgjë, përveç gjuhës dhe kujtimeve.
Nga ky pohim nuk përjashtohen as PAUL CELAN (poeti që edhe pse nuk jetoi në Gjermani, i dha letërsisë në gjuhën gjermane një nga zërat e tij më të fuqishëm dhe përtëritës pas Luftës së Dytë Botërore) dhe ROSE AUSLÄNDER (poetja që edhe pse nuk mori çmime nga studiuesit dhe kritika, renditet ndër të parat poete sa herë që përgjigjet vijnë nga ata që lexojnë poezi, duke e merituar vlerësimin “poete e lexuesit”.)
Krijimtaria e dy përfaqësuesve të shquar të poezisë lirike në gjuhën gjermane, poetëve Paul Celan dhe Rose Ausländer, bashkon e mban lidhur jo vetëm origjinën e tyre të përbashkët – Cernowitz-in dhe një qytet me përbërje multikulturore e shumëetnike si Bukovina, por kjo vepër nxjerr në dritë atmosferën e atyre viseve dhe të Europës gjatë Luftës së Dytë dhe pas saj, të atij qyteti, në të cilin u ndeshën dhe bashkëjetuan aq shumë mite, tradita dhe gjuhë të ndryshme, përjetimet e mërgimit, humbjeve në jetë, gjuhës si strehë, dashurisë, peizazhit dhe arratisë, që kryqëzohen dendur në poezinë dhe biografitë e të dy poetëve.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).