Për herë të parë për publikun në Tiranë, Gallery 70 prezanton ekspozitën personale të artistes Britanike Morag Caister.
Veprat e Morag Caister përshkruajnë natyrën njerëzore në të gjithë lavdinë, kaosin dhe cenueshmërinë e saj. Në kompozimet e saj dallohet përdorimi në mënyrë lirë i penelit për të tërhequr vëmendjen në mënyrat se si trupat dhe fytyrat tona shpesh zbulojnë emocionet tona më të thella. Dashuria e thellë që ajo ka për subjektet e saj është e dukshme; subjekte që ndodhen në momente të zakonshme të përditshmërise vihen në qëndër të vëmendjes së Monag, e cila përmes pikturave të saj tejçon shqetësimet dhe ëndrrat e subjekteve të saj duke u fokusuar tek duart dhe sytë e tyre.
Përmes artit të saj, Morag i kërkon shikuesit të mendojë për vetë konceptin e të menduarit – se si edhe në momentet tona më private, shpesh jemi më afër njëri-tjetrit sesa mendojmë.
“Looking for Peace” do të jetë e hapur për publikun nga data 16 Maj, ora 19:00 deri më datë 20 Qershor.