Art & Kulturë

Le t’shkojme ne Lure

Më datë 26 Gusht 2018, si cdo vit, Lura bën festën e saj tradicionale të Shën Marisë.

Një Festë e madhe, ku takohen Lurasit me njëri-tjetrin dhe me miqtë e tyre të shumtë.

Pjesëmarrja do të jetë e madhe. Autoritete qendrore e lokale të artit, kulturës, historisë dhe ekonomisë, diplomatë nga vende të ndryshme do të nderojnë Lurën atë ditë.

Surpriza të këndshme ju presin. Lurasit presin shumë miq me 26 Gusht 2018, kjo është ditë e madhe për ta.

Do të ketë disa aktivitete, të cilat do të kulmojnë me një koncert të madh nga Asambli “Lura” dhe pas koncertit një koktej për të gjithë pjesëmarrësit, të organizuara me mbështëtjen e Unionit Lura.

Festimet kryesore janë në qendër të fshatit Fushë Lurë.

Programi:
Ora 11:00 – 12:00 Pritja e miqve
Ora 12:00 – 13:30 Koncert festiv
Ora 13:30 – 14:00 Kokteil për të gjithë pjesëmarrësit

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).