Art & Kulturë

Konkursi “Pena e Re” – Gusht 2018

MIQ TË KLUBIT LETRAR “PENA E RE ”

Të gjithë ju që jeni nga mosha 16 – 26 vjeç dhe shkruani ese, prozë ose poezi , jeni të ftuar të konkuroni me një punim tuajin në një nga kategoritë e lartpërmendura. Punimi dërgohet në e-mail adresën:

[email protected]

shoqëruar me emër, mbiemër numër kontakti dhe një foto e juaja për Konkursin e Përmuajshëm Letrar , të muajit Korrik që Pena e Re organizon. Punimet për konkurim për këtë muaj pranohen deri më 20 Gusht ora 21:00.

Rregullat që duhet të keni parasysh përpara se të konkuroni:

-Të gjitha punimet duhet të jenë dërguar pa gabime ortografike. Është kusht përdorimi i saktë i shkronjës “ë dhe ç”.

-Në një muaj mund të konkuroni veç me një punim dhe veç në një kategori.

– Të dhënat që iu kërkohen duhet të jenë të sakta dhe të gjitha të plotësuara sipas formatit të mëposhtëm :

* Emri :
* Mbiemri :
* Nr. telefonit :
* Mosha :
* Kategoria e Konkurimit :

-Punimi në çdo kategori nuk mund të jetë më i gjatë se sa 1 (një ) faqe e formatit A4, shkrimi Times New Roman 12.

-Vetëm fituesit e çdo muaji për kategoritë përkatëse si dhe çmimi i meritës pajisen me çertifikatë.

-Nëse punimi që iu keni dërguar si ese nuk përmbush kriteret e një eseje do të skualifikohet automatikisht. Nëse mbetet veç një konkurent në kategorinë ese, ai do do të vlerësohet me çmimin e parë. Nuk mund të penalizojmë një konkurent veç sepse pjesa e tjetër e konkurentëve nuk bëjnë dot dallimin mes esesë dhe prozës.

– Punimet duhet të jenë të papublikuara më parë .

-Çdo punim pranohet vetëm në adresën elektronike .

-Duke qenë se gjatë muajve të verës “Pena e Re” mbyllet, takimi i zakonshëm nuk ndodh, por thjesht stafi publikon emrat e fituesëve më datë 26 Gusht, ora 16:00.

-Nëse keni thyer të paktën një nga pikat më lart, ju nuk do klasifikoheni në dhjetë konkurentët finalë .

Suksese të gjithëve !

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).