Art & Kulturë

Kuskus me perime

Kuskusi është një lloj bullguri me origjinë nga vendet arabe. Shumë i shëndetshëm dhe ekonomik. Ja një recetë që do ju shijojë shumë.

Përbërësit

1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle shafran
150 gr kuskus
1 spec i kuq (të grirë hollë)
1 spec jeshil (të grirë hollë)
2 thelpinj hudhër
1 qepë e njomë (të grirë imët)
1 karotë
1 kungull
100 gr kërpudha
100 gr domate qershi
1 gotë ujë
kripë

Përgatitja

1. Në një tigan të thellë me ujë dhe kripë, shtoni vajin e ullirit dhe shafranin. I trazoni mirë dhe më pas shtoni kus-kusin. E lini për disa minuta derisa ta pijë gjithë lëngun.

2. Ndërkohë në një tigan tjetër skuqni hudhrat, specin djegës, ato të kuq e jeshil. Pas disa minutash i shtoni karotat, kungullin dhe kërpudhat.

3. I rregulloni me kripë sipas dëshirës. Shtoni edhe pomodorinit. I përzieni mirë dhe pas disa minutash i hiqni.

4. Në një pjatë shtroni me kujdes kus-kusin dhe sipër i vendosni perimet që përgatitët. Pak qepë të njoma sipër dhe kus-kusi është gati!

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).