Trupa e teatrit “Zihni Sako” “të Gjirokastrës me tragjikomedinë “Fqinjët”, u shpall fituese e çmimit “Sulejman Pitarka” si shfaqja më e mirë në edicionin e 18-të të Festivalit e teatrit shqiptar në Dibër të Madhe.
Në natën finale të zhvilluar mbrëmjen e djeshme u nderuan me çmime edhe aktorët e trupës së teatrit “Zihni Sako”, Dajana Nenaj, si aktorja më e mirë e festivalit dhe Viktor Caro, si aktori më i mirë joprotagonist.