Art & Kulturë

Kush është libri që duhet ta lexojë çdo burrë…

Eros? Romancë? Ç’duhet të lexoni këtë verë? Kritikë të njohur në mediat ndërkombëtare kanë nisur listën e tyre të sugjerimeve për të gjithë ata që duan të kenë një libër në çantën e pushimeve. Një libër i mirë mund t’ju ndryshojë verën, apo t’ju ndryshojë planet për vjeshtën që ju pret. Ata qe këto pushime i kalojnë vetëm, kanë një mundësi të mos ndjehen të tillë. Të blejnë një libër. “Lexova një libër e jeta ime ndryshoi përgjithmonë”, thotë një shkrimtar i njohur. Alda Bardhyli, kritike e librit e drejtore e UET PRESS, ishte e ftuar këtë mëngjes në Wake Up në Top Channel për të sugjeruar librat që mund tua bëjnë më të bukur verën. Pesë librat që ajo sugjeroi ishin: – “Jeto për me tregue” të Gabriel Garsia Markezit. Jeta për ta treguar”, përfshin jetën e Márquez, nga lindja në vitin 1927, te fillimi i karrierës si shkrimtar, e më pas në vitet ’50, kur i propozoi gruas e cila do të bëhej bashkëshortja e tij. Është një tregim për njerëzit, vendet dhe ngjarjet, ashtu siç i kanë ndodhur: familja, puna, politika, librat dhe muzika, Kolumbia e tij e dashur, episode nga jeta e tij, të pathëna deri tani, dhe incidente të cilat më vonë do të shfaqeshin, të shndërruara dhe të përshira në letërsinë e tij. Një autobiografi e detajuar, e jashtëzakonshme dhe magjepsëse, që na sjell formimin e Márquez si shkrimtar dhe si njeri.

2-Huan Rulfo Pedro Paramo (Murmurimat) «Pedro Páramo» është romani më i mirë meksikan i shekullit XX, ose, thënë ndryshe, është një nga romanet më të mirë të shekullit që sapo iku. Mite të ndryshme kanë vështirësuar një vlerësim ende më të madh të rëndësisë së tij: së pari, është dashur të luftohet me famën e të qenit romani meksikan “par excellance”, duke lënë mënjanë modernitetin dhe forcën universale të tij; së dyti, i është dashur të përballet me mosvlerësimin e disa kritikëve – përfshi këtu edhe një juri të shquar të çmimit Nobel – nisur nga numri i pakët i faqeve (ca më shumë se njëqind) të këtij romani, kur në to përfshihet një univers i tërë letrar.

3-Milan Kundera, Lehtësia e padurueshme e qenies Romani i Kunderës na tregon se si në jetë gjithçka që zgjedhim dhe vlerësojmë si të lehtë, nuk vonon të zbulojë peshën e vet të padurueshme. Ndoshta vetëm gjallëria dhe forca e inteligjencës i shpëtojnë këtij dënimi: cilësi me të cilat shkruhet ky roman, që i përkasin një tjetër universi nga ai i jetës.”

4. Dashurin e vonë, Isaac Bash Singer Personazhet e Singer kanë aftësinë të të befasojnë dhe të ndryshojnë me idetë, e të papriturën që i shoqëron. 5.Neveria, Sartri Shekulli i XXI gjithnjë e më tepër do ti rikthehet teorive të Sartrit mbi lirinë, dhe ekzistencializmin. Po gratë shtëpiake ç’duhet të lexojnë? E pyetur se çfarë libri u sugjeron grave që kalojnë më shumë kohë në shtëpi, Bardhyli sugjeroi “Mikeshat” e Simone De Beauvoir. Për herë të parë De Beauvoir ndjen me këtë libër tronditjen e martesës së saj me Satrin për shkak të një tjetër gruaje, që është Olga Kosakiewicz. Për femrat e vetmuara, ajo sugjeroi tre libra të Margarite Duras, që kanë aftësinë të udhëheqin drejt të papriturave dhe të mos ta lënë dhembjen të posedojë. Tre librat janë “Dashnori i Kinës së veriut”, “Dhembja” dhe Moderato Cantabile.

Ata që duan eros në çantën e pushimeve, sipas Bardhylit le të lexojnë Historia e O-së nga Pauline Reage, ose tregimet e Bukowskit, apo tregimet e Markezit De Sad. “Lolita” e Vladimir Nabokov, është një tjetër zgjedhje për përfytyrimeve bri detit. Po politikanët duhet të marrin me vete në çantën e pushimeve? Bardhyli sugjeroi “Odisenë”, që sipas saj është një libër që duhet ta lexojë çdo burrë, pasi kthimi në shtëpi është filozofia e jetës, dhe ky libër i Homerit ka gjithë sfidat me të cilat përballet në jetë një burrë. Më tej ajo rekomandoi “Republikën” e Platonit dhe biografinë e Vaclav Havel.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).