Do jepni maksimumin gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe do e ndryshoni për mire atmosferën e jetës ne çift. Edhe ata qe kane pasur probleme serioze do ndihen shume me te qete. Beqaret nuk do jene ne humorin duhur për te filluar menjëherë një lidhje. Financat do kenë aq shume përmirësime saqë edhe vete do habiteni. Do keni mundësi te kryeni shpenzime dhe te shlyeni edhe te gjitha borxhet. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Shmangni dietat drastike sepse do keni probleme serioze. Kujdes duhet te bëjnë edhe ata qe vuajnë nga diabeti. Ne pune nuk do i keni gjerat aq te thjeshta, por ne fund do ja arrini qëllimit tuaj përfundimtar. Jeta familjare do ketë tronditje.
Kjo jave nuk do jete ashtu si ju e keni pritur. Do ketë çaste te këndshme, por nuk do mungojnë as debatet dhe mosmarrëveshjet, shpesh te ashpra. e mira është te mos merrni vendime te nxituara ne gjaknxehtësi e sipër. Beqareve do ju pëlqejnë çmendurie dhe do fillojnë aventura emocionuese. Financat do kërkojnë me tepër vëmendje se me pare. Po i late gjerat te rrjedhin vete mund te keni me tepër vështirësi. Shëndeti nuk do jete shume i mire. Kujdes me alkoolin dhe me yndyrën e tepruar. Ne pune do bëni çfarëdo lloj lëvizjeje qe te arrini atje ku dëshironi. Do i mahnitni te gjithë me arritjet tuaja. Ambienti ne familje do jete konfliktuar.
Jave shume e bukur kjo për ata qe janë ne një lidhje. Do flisni hapur për gjithçka me partnerin dhe do argëtoheni mjaft me njeri tjetrin. Ditën e enjte mund te merrni edhe një propozim qe do ju habite. Beqaret do tërhiqen nga persona te papërshtatshëm prandaj mire është te mos hedhin hapa te nxituara. me financat do keni goxha vështirësi. Nëse vazhdoni te shpenzoni me te njëjtin ritëm do keni edhe probleme serioze. Shëndeti këtë jave do lere për te dëshiruar, prandaj tregoheni te kujdesshëm si me ushqimin ashtu edhe me lodhjen. Ne pune, pas shume peripecive do arrini atje ku dëshironi. Me familjaret duhet te tregoheni te matur dhe te mos tregoheni posesive.
Këtë jave do kaloni momente te paharruara pranë atij qe dashuroni dhe ndjenjat do i shprehni akoma me tepër. Emocionet kane për te qene te forta dhe te veçanta. Beqaret do jene plot gjallëri dhe dëshirë për te provuar kënaqësi te reja. Ata do jene gati edhe për aventura kalimtare vetëm qe te mos qëndrojnë vetëm. Ne planin financiar do keni shume fat. Gjendja do stabilizohet aq shume saqë do ju duket çudi qe para disa kohesh keni pasur vështirësi. Shëndeti mund te jete paksa i trazuar dy ditët e para, megjithatë gjendja do ndryshoje shpejt. Ne pune duhet t’i dyfishoni përpjekjet qe te arrini majat. Jeta familjare do jete si zakonisht. Nuk pritet asnjë problem.
Këtë jave marrëdhënia juaj me partnerin nuk ka për te qene aspak e mire. Shpesh do debatoni me atë qe keni ne krah dhe nuk do e pranoni kurrsesi se mund ta keni gabim për diçka. Beqaret do preferojnë t’i shmangin njohjet e reja, pasi nuk do ndihen gati për ta ndare jetën me dike. Tani për tani ju pëlqen vetmia dhe pavarësia. Me financat nuk keni për te pasur probleme, kështu qe mund t’i kryeni pa frike shpenzimet e menduara. Për te pasur një shëndet te mire duhet te kujdeseni me tepër për veten. Mos neglizhoni gjumin, te ngrënin apo edhe ushtrimet fizike. Ne pune do merrni një tjetër drejtim edhe me te suksesshëm se ai qe kishit pasur me herët. Marrëdhënia me familjaret do jete akoma me e ngrohte se me pare.
Mos kërkoni te bëni çmenduri ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave sepse partneri nuk do jete ne humorin me te mire te mundshëm. Mire do ishte t’i merrnit gjerat shtruar dhe me realizëm. Beqaret ka gjase te realizojnë një takim te veçante i cili edhe mund t’i çoje drejt një lidhjeje serioze. Gjithsesi shkallet duhen ngjitur me ngadalë. Financat do jene disi me te qëndrueshme, megjithatë ende nuk është koha për te kryer shpenzime te mëdha. Shëndeti do vije duke u përmirësuar nga dita ne dite. Ne pune nuk do dorëzoheni derisa te arrini atje ku e kishit planifikuar. Disa miq te ngushte do iu mbështesin fort. Ne familje do keni një gëzim te madh.
Mos u tregoni posesive gjate kësaj jave ju te dashuruarit sepse mund te keni probleme dhe vështirësi te mëdha ne jetën sentimentale. Te gjithë kane kontradikta, por duhet te mësoni ta menaxhoni edhe ne ato raste situatën. Beqaret do marrin propozime te ndryshme, por as vete nuk do e dini se çfarë te bëjnë. Nëse doni qe financat te jene pozitive, duhet patjetër te ulni sa me shume shpenzimet. Nuk është ende koha e duhur. Shëndeti do ketë probleme të vogla. Do ndiheni te lodhur dhe pa fuqi. Ne pune do i zgjidhni edhe problemet delikate dhe do ndiheni shume me te qete. Mund t’iu bëhen edhe propozime te reja mjaft interesante. Jeta familjare do jete e trazuar.
Jave edhe me pozitive sesa mendohej kjo e sotmja për te dashuruarit. Do merreni vesh me partnerin dhe se bashku do hidhni hapat e duhura. Beqaret do kenë një takim shume te papritur ne momentin qe do jene edhe te zënë me pune. Gjithsesi ajo qe është e shkruar do ndodhe dhe shume gjera do ndryshojnë për ta. Yjet gjithashtu do iu mbështesin ne planin financiar dhe do iu shtyjnë te tregoheni me kursimtare. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, përveç lodhjes qe here pas here mund te shkaktoje dhimbje muskujsh apo dhimbje koke. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do kënaqeni me pak. Jeta familjare pritet te jete me e ngrohte.
Jave mjaft harmonike kjo edhe për ju te kësaj shenje dhe qe jeni ne një lidhje. Do bini dakord për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe do e forconi bashkëpunimin. Beqaret do kenë tërheqje fizike për disa persona me te mëdhenj se ata. Kujdes mos hidhni hapa për te cilat te pendoheni shpejt. Ne planin financiar do keni mbështetjen e yjeve dhe do arrini ta përmirësoni situatën. Shëndeti do jete edhe me i mire nëse merreni me ndonjë aktivitet fizik dhe tregoheni te kujdesshëm me ushqimin. Ne te kundërt mund te lindin disa probleme. Ne pune do jeni mjaft profesioniste dhe do merrni te gjitha meritat qe iu takojnë. Me familjaret marrëdhënia do ftohet paksa.
Kjo jave do ketë edhe dite shume te trazuara, por edhe nga ato pasionantet dhe te mbushura me gëzim. Shfrytëzojeni gjithsecilën dhe tregohuni gjithmonë te matur. Beqaret me ne fund nuk do ndihen te vetmuar pasi persona inteligjente do kërkojnë t’i kenë pranë. financat do vazhdojnë te mbeten delikate e ndërkohë do ju duhet te kryeni shpenzime te domosdoshme. Kujdes! Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe merrni masa për çdo lloj shqetësime qe te keni. Puna do ece me se miri, madje pritet edhe ndonjë rritje page. Shefat do kenë me tepër besim tek ju. Jeta familjare nuk do jete shume e qëndrueshme.
Nëse nuk doni qe entuziazmi dhe pasioni te shuhet ne jetën tuaj ne çift duhet sa me tepër te përkujdeseni për atë qe keni ne krah këtë jave dhe t’i bëni edhe komplimente here pas here. Beqaret do jene kampione te vërtete joshjeje. Çdo person qe do pëlqejnë do e bëjnë për vete dhe deri ne fund te javës do e nisin një lidhje te bukur. Edhe për financat ka për te qene një periudhe e shkëlqyer. Gjendja do përmirësohet ndjeshëm dhe do mund te bëni edhe investime te mëdha. Shëndeti nuk ka për te pasur probleme serioze, megjithatë kujdesi tek ushqimi do jete thelbësor për te qene ne forme edhe me te mire. Ne pune do filloni projekte me te mëdha dhe do ja dilni me sukses. jeta familjare do jete e shkëlqyer.
Jave e mbushur me çaste te lumtura do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do bëni edhe gjera jashtë asaj qe mund te imagjinohet dhe partneri do ndihet si mbi re. Për beqaret mund te ketë edhe dashuri me shikim te pare, por nuk duhet kurrsesi te tregohen te turpshëm dhe te mbyllur. Ne planin financiar tregohuni sa me te matur dhe mendoni pak me tepër për te ardhmen. Po filluan problemet keni për te pasur probleme serioze. Shëndeti do përmirësohet pas te martës dhe do ju rikthehet gjithë energjia e dikurshme. Ne pune do keni kurajën dhe guximin te filloni disa projekte gjigande te cilat do ua ndryshojnë jetën. Jeta familjare do jete pozitive.