Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko solli sot në vëmendje talentin e piktorit të diasporës Dastid Miluka e cili vjen me ekspozitë nga kostumografia popullore shqiptare.
“Dastid Miluka është një piktor i talentuar shqiptar që jeton prej kohësh në Belgjikë, i cili vjen para publikut me një stil të veçantë e goditës”, shprehet Majko.
Po ashtu Majko vë theksin te thelbi i ekspozitës që është vendi i origjinës, Shqipëria.
“Me ekspozita këndej e andej kufijve, Miluka kësaj radhe i është përkushtuar një projekti ku punimet e tij do të jenë të frymëzuara nga ‘rrënjët’: vendi i origjinës, njerëzit e sidomos nga kostumografia popullore shqiptare”, shprehet ai.