“Festa Përmetare” edhe këtë vit solli një atmosferë plot emocion dhe surpriza për banorët e zonës.
Festa përmetare i tha Përmetit ritmin dhe energjinë që kërkon vera. Përveç argëtimit , ky aktivitet jo vetëm promovoi vlerat, folklorin , kulturën dhe kulinarinë por bëri bashkë miqtë përmetarë ,turistët vendas dhe të huaj. Ndaj dhe kjo festë mund ta quhet festa e dashurisë , mallit dhe nostalgjisë.