Qyteti i Korçës tashmë do të ketë një bibliotekë e cila i përmbush të gjitha kushtet dhe standardet për të qenë e tillë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga biblioteka e re e qytetit të Korçës, e cila do të ketë më shumë hapësira sociale dhe kulturore për qytetarët.
“Në Bibliotekën e re të qytetit të Korçës, pjesë e kompleksit polifunksional me hapësira të shumta sociale e kulturore në shërbim të qytetarëve”, – shkruan Kryeministri Rama.