Art & Kulturë

Konkursi Letrar ,“PENA E RE ”

Duke iu uruar suksese të gjithë penëshkruesëve që kemi patur pranë gjatë këtyre viteve, iu informojmë që Pena e Re sot rinis rrugëtimin e vet për vitin 2018-të.
Të gjithë ju që jeni nga mosha 16-26 vjeç dhe shkruani ese, prozë ose poezi jeni të ftuar të konkuroni me një punim tuajin në një nga kategoritë. Punimi dërgohet me email në adresën : [email protected], shoqëruar me emër, mbiemër, numër kontakti. Punimet pranohen për konkurim për këtë muaj deri më 20 Janar ora 21:00.

Rregullat që duhet të keni parasysh përpara se të konkuroni:

-Të gjitha punimet duhet të jenë dërguar pa gabime ortografike. Është kusht përdorimi i saktë i shkronjës “ë dhe ç”.
-Në një muaj mund të konkuroni veç me një punim dhe veç në një kategori.
-Punimi në çdo kategori nuk mund të jetë më i gjatë se dy faqe A4, shkrimi Times New Roman 12.
-Vetëm fituesit e çdo muaji për kategoritë përkatëse si dhe çmimi i meritës pajisen me çertifikatë.
-Nëse punimi që iu keni dërguar si ese nuk përmbush kriteret e një eseje do të skualifikohet automatikisht. Nëse mbetet veç një konkurent në kategorinë ese, ai do do të vlerësohet me çmimin e parë. Nuk mund të penalizojmë një konkurent veç sepse pjesa e tjetër e konkurentëve nuk bëjnë dot dallimin mes esesë dhe prozës.
-Nëse keni thyer të paktën një nga pikat më lart, ju nuk do klasifikoheni në dhjetë konkurentët finalë.

Suksese të gjithëve.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).