Për të rinjtë me mendje të shqetësuar, Qendra Filozofike & Kulturore Akropoli i Ri organizon një konkurs me video, VLOG-UN Filozofik.
Çfarë nevojitet që dikush të marrë pjesë? Mjafton të hapni celularin, mendjen dhe zemrën tuaj, dhe të flisni për pak sekonda në lidhje me një frazë filozofike që e zbatoni si mënyrë jetese apo që lidhet ngushtë me qëndrimin tuaj kundrejt jetës.
Na dërgoni videon tuaj dhe ne do ta publikojmë tek faqja jonë , kështu ju do të shpërndani eksperiencën tuaj dhe do të jepni kontributin tuaj në mënyrë që fryma e Filozofisë të kthehet e të jetë akoma më prezente në përditshmërinë tonë.
Gjithashtu, është e nevojshme që videoja të realizohet në gjuhën shqipe, që të mund të shihet e të kuptohet nga sa më shumë shqiptarë që të jetë e mundur.
5 videot më të pëlqyera do të fitojnë:
3 libra me tematikë mbi filozofinë dhe dijen praktike të përditshmërisë.
1 muaj falas tek Kursi i Filozofisë dhe Psikologjisë
Konkursi përfundon në datën 15 Mars 2019 dhe çmimet do të ndahen gjatë aktivitetit të Klubit të Librit në muajin Mars, që zhvillon Akropoli i Ri.
Mos qëndro brenda zonës tënde të rehatisë, dil përpara dhe shpërndaje dijen tënde!