Art & Kulturë

Kafe “Flora” ose një copëz perëndim në Shqipërinë e djeshme

Kafe Flora është konsideruar një copëz perëndim në Shqipërinë e pas çlirimit. Ishte vendi ku mblidheshin të rinjtë, takoheshin çiftet dhe shijoheshin kafet dhe ëmbëlsirat në një ambjent luksoz.

Sot ka mbetur vetëm emri, një fotografi e vjetër dhe një pronar i ri që di shumë pak për historinë nga ka ardhur emri Flora. Këto janë detajet e vetme të kafenesë së famshme të Tiranës, që sot mbledh sërish për trend dhe për faktin që ndodhet shumë afër qendrës, në një shesh që mban emrin “Paris”.

Pyetja që të gjithë kanë në mendje ka lidhje me emrin që u kthye në motiv për poezi, për këngë, histori dashurie dhe dëshirë për civilizim. Një pjesë e lidhin me ish-diktatorin, Enver Hoxha.

Studiuesi i traditës së Tiranës, Valter Gjoni saktëson se kafeneja e sotme “Flora” nuk ka lidhje me emërtimin e vjetër apo kafen historike. Kafja ku Enver Hoxha shiste edhe cigare në vitin 1941 ka qenë në rrugën e Dibrës, sot ndoshta një qofteri me pak shije. Kafes së sotme Flora i erdhi emri si një dëshirë të asaj kohe për të ndjekur shembullin e kafenesë së dikurshme që ishte me nam dhe ku shkrimtarët me shumë fantazi i thurën poezi, në rrugën e famshme Broduej që diktoi modën e kryeqytetit.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).