UNË ZGJEDH TË FLAS – SHKRUAJ DHE FITO 2
Student Economic Forum fton gjithë studentët dhe gjimnazistët të bëhen pjesë e konkursit “UNË ZGJEDH TË FLAS”, një konkurs ku përveç shpalljes së fituesve të 10 shkrimeve më të mira, ka si qëllim të inkurajojë dhe të promovojë të rinjtë që ngrenë zërin për çështje dhe problematika të ndryshme, të karakterit ekonomik, social dhe politik, që shqetësojnë sot shoqërinë Shqiptare.
Nëse ti je një i ri/re që zgjedh të flasësh, zgjedh të përfaqësosh interesat e një komuniteti, zgjedh të analizosh një fenomen, zgjedh të tregosh realitetin ashtu sic ti e sheh, atëherë je i/e mirëpritur të aplikosh për t’u bërë pjesë e konkursit “ UNË ZGJEDH TË FLAS” duke na derguar shkrimin tuaj (max 800 karaktere).
Konkursi është i ndarë në 3 faza:
Faza e parë fillon me aplikimet, vazhdon me përzgjedhjen e shkrimeve fituese, faza e parë mbyllet më 7 Janar 2018.
Faza e dytë vazhdon me publikimin e shkrimeve në faqen zyrtare të Student Economic Forum facebook, që zgjat deri më 17.01.2018.
Faza e tretë do të jetë shpallja e 10 fituesve më të klikuar online në facebook. Në një datë të afërt nga ajo e shpalljes së fituesve online do organizohet ndarja e çmimeve dhe certifikatave.
Çmimi i parë do të fitojë 10.000 lekë të reja, çmimi i dytë do të fitojë 7.000 lekë të reja dhe i tretë do të fitojë 5.000 lekë të reja.
Vendi parë, i dytë dhe i tretë do përcaktohet me këtë lloj formule: 70% e vlerësimit do bëhet nga like, share, komentet në facebook, dhe 30% do përcaktohet nga një juri gazetarësh dhe opinonistësh profesionistë të ftuar për vlerësimin e shkrimeve nga Student Economic Forum.
Të gjithë aplikuesit do pajisen me certifikatë pjesëmarrje.
Fituesit e 3 vendeve të para do ndajnë eksperiencën e këtij konkursi në disa emisione televizive duke përcjell kështu edhe mediatikisht problematikat kryesore ngritura nga të rinjtë në shkrimet e tyre.
Fee e pjesëmarrjes:
Anëtar Student Economic Forum (2017-2018) – 500Lekë
Student viti parë Bachelor – 700 Lekë
Jo anëtarët, gjimnazistë, të rinj dhe studentë të tjerë – 1000 Lekë
APLIKO KËTU:
https://goo.gl/forms/