Art & Kulturë

Kongresi I-rë i Fakultetit të Mjekësisë Dentare

Të nderuar pedagogë, studentë dhe profesionistë të fushës së Stomatologjisë dhe Mjekësisë,
Të nderuar Mjekë, Infermierë, Farmacistë dhe Laborantë dentarë”,

FMD organizon në datat 3-4 Nëntor 2017 “Kongresin I-rë të Fakultetit të Mjekësisë Dentare”, i cili vjen menjëherë pas nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit ndёrmjet Universitetit tё Mjekёsisё, Tiranё dhe Universitetit tё Prishtinёs, të pёrfaqёsuar nё kёtё Kongres nga Zёvendёs Rektorja e kёtij Universiteti, Protezistja e nderuar, Prof. Teuta Pustina.

Gjithashtu, Kongresi mbahet nё bashkёpunim me Qendrёn Universitare “Charite’ Berlin”, nё prag tё nёnshkrimit tё memorandumit tё bashkёpunimit ndërmjet FMD dhe “Charite’ Berlin”, të pёrfaqёsuar nё kёtё event nga Drejtori i “Charite’ Berlin”, Profesori i shquar Florian Beuer dhe Zёvendёs Drejtori i “Charite’ Berlin”, Profesori Peter Pospiech.

Kongresi do tё organizohet periodikisht nga FMD, nё bashkёpunim edhe me Shoqatёn e Kirurgёve OMF, Shoqatёn e Protetikёs Shqiptare, Universitetin ” Zoja e Kёshillit tё Mirё”, Universitetin “Aldent”, “Albanian University”, si dhe me distributorё tё fuqishёm dentarё vendas dhe tё huaj.

Ndërkohë, një rol të veçantë në organizimin e këtij kongresi ka Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Fakulteti i Mjekësisë, Këshilli Studentor UMT si dhe Organizata Brainstorm.

Tematika qendrore e kongresit do të jetë: “TЁ REJAT BASHKЁKOHORE DHE SFIDAT NЁ STOMATOLOGJI”.

Në këtë aktivitet mund të marrin pjesë profesionistë të fushës së Stomatologjisë dhe Mjekësisë, Mjekë, Infermierë, Farmacistë, Laborantë Dentarë si dhe studentë të fushave mjekësore.

Kongresi organizohet nën kujdesin e veçantë të Dekanes së FMD dhe njëkohësisht Presidentes së Kongresit: Prof. Asoc. Edit Xhajanka.

President Nderi i Kongresit: Prof. Florian Beuer
Zëvendës President i Kongresit: Prof. Ramazan Isufi

Këshilli Shkencor:
Kryetare: Prof. Rozarka Budina,
Zëvendës kryetare: Prof. Xhina Mulo.

Anëtarë:
Prof. Lindita Rusi,
Prof. Adem Alushi,
Prof. Asoc. Besnik Gavazi,
Prof. Asoc. Etleva Droboniku.

Këshilli Organizativ:
Kryetare: Prof. Asoc. Merita Bardhoshi
Zëvendës kryetar: Dr. Shk. Koco Gjilo.

Anëtarë:
Prof. Asoc. Çeljana Toti,
Prof. Asoc.Dorjan Hysi,
Dr. Shk. Gerta Kacani,
Dr. Shk. Alketa Qafmolla,
Dr. Shk. Enida Petro,
Dr. Shk. Fatmir Lela,
Dr. Shk. Aldo Vangjeli,
Msc. Esat Bardhoshi,
Msc. Andis Qendro

Sekretaria:
Dr. Shk. Rosela Xhemnica
Dr. Shk. Silvana Bara
Dr. Shk. Kreshnik Keraj
Dr. Neada Hysenaj
Msc. Lorena Qafmolla

Temat që do të prezantohen në kongres do të jenë në tre forma:
1. Leksion (30-35 min)
2. Referim oral (10-15 min )
3. Prezantim Poster.

Kongresi do të zhvillohet në ambjentet e Tirana International Hotel & Conference Centre”.
Nё sallёn AKERNIA do tё zhvillohet Panairi Dentar, me pjesёmarrje tё Distributorёve dhe firmave prestigjoze dentare nё Shqipёri.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).