Shtëpia në të cilën ka jetuar personaliteti i famshëm shqiptar, At Gjergj Fishta, është kthyer në një rrëngallë të mjerueshme.
Në këtë monument kulture dritaret janë të thyera, gjendja e oborrit të jashtëm është e mjerueshme dhe vet muret e tjegullat e shtëpisë duken sikur do të bien nga çasti në çast.

Kjo situatë alarmante është dëgjuar nga drejtori i Trashëgimisë Kulturore-Historike në Lezhë, Paulin Zefi, i cili ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook se kanë filluar të bëhen matjet për hartimin e projektit restaurues të këtij objekti.
“Në Fishtë pranë shtëpisë Monument Kulture ku ka jetuar i madhi At.GJERGJ FISHTA duke bërë matjet për hartimin e projektit restaurues të këtij objekti tejet të amortizuar së bashku me specialistët e Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit(Bashkia-Lezhë)..Lidhur me gjëndjen fizike të Monumentit, pamjet flasin vetë….”-, ka shkruar Zefi në postimin e tij, duke e shoqëruar me disa foto nga shtëpia.



