Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka ndarë me publikun në “Muajin e Teatrit” dhe në prag të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, pak histori nga aktoret e para, që u ngjitën në skenën shqiptare.
“Ishte viti 1919, kur në qytetin e Shkodrës luhej drama “Erminja e Vorfën”. Ishte e zakonshme për kohën, që edhe rolet e personazheve femra të luheshin nga meshkujt. Por në këtë rast, diçka ndryshoi. Në dramën “Erminja e Vorfën” luajtën shumë aktorë meshkuj, por për herë të parë, luajti edhe një aktore femër, pikërisht në rolin e Erminjes.
Një vajzë të cilën historia e la anonime, sepse emri i saj nuk u publikua kurrë në asnjë afishe, por publiku e mbajti mend”, shprehet Margariti.