Art & Kulturë

Kisha e Shën Mërisë, një monument kulture i patjetërsueshëm

Kisha e Shën Mërisë daton që prej shekullit të XIV dhe ndodhet në liqenin e Prespës, në ishullin e Maligradit.

Ajo bën pjesë në monumentet më me vlerë të trashëgimisë kulturore, ku në këtë ishull janë gjetur tjegulla, kolona dhe kapitele të ndryshme që sipas arkeologëve mendohet të kenë qenë pjesë e një kishe paleokristiane që ishte vendosur në pjesën e sipërme të liqenit.

Në pjesën e sipërme të këtij ishulli ndodhen rrënojat e vilës verore të Car Simeonit të shekullit XI. Kisha e Shën Mërisë është një ndërtesë e vjetër, e cila ka shërbyer si qendër shpirtërore për prijësat shqiptarë.


Mbishkrimet që gjenden në këtë kishë i përkasin periudhave të ndryshme të lidhura me historinë e këtij monumenti. Një mbishkrim në faqen jugore, më i hershmi në këtë kishë, i përket vitit 1345 dhe fazës së parë të zbukurimit të kësaj kishe me afreske.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).