Art & Kulturë

Festivali Ndërkombëtar “ASA Awards 8”

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar “ASA Awards 8” Qendra ASA organizon koloninë artistike “ASA Colony” e cila këtë vit është në edicionin e 4-të të saj.

Për krijuesit që dëshirojnë të marrin pjesë në koloninë artistike ASA Colony 4, duhet të na dërgojnë paraprakisht punimin apo skicë-idenë që duan të realizojnë gjatë 3 ditëve të kolonisë, si çdo vit tema tema e konkurimit për tu përzgjedhur është e njëjtë me atë të festivalit pra këtë vit është: “PRANVERA BALLKANIKE”.

KOHA E ZHVILLIMIT:
Shpallja e aktivitetit bëhet më datë 5 Prill 2019.
Data e fundit e aplikimeve online për “ASA Colony” edicioni 4, është 29 Prill 2019.
Pas proçesit të vlerësimit të skicë-ideve për ata që duan të bëhen pjesë e kolonisë artistike, krijuesit që do të përzgjidhen nga Juria do të njoftohen brenda datës 29 Prill 2019.
Data e fundit e aplikimeve online për “ASA Awards” edicioni 8, është 5 Maj 2019.
Pas proçesit të vlerësimit të krijimeve nga juria ndërkombëtare për ata që do të marrin pjesë në ekspozitën ndërkombëtare “ASA Awards 8”, do të lajmërohen dhe punët e përzgjedhura duhen dorëzuar brenda datës 5 Maj 2019.
ASA Colony, edicioni I 4-të do të zhvilohet përgjatë datave 30 Prill -2 Maj 2019.
Ekspozita dhe konkursi do të zhvillohen në datë 7 Maj 2019.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).