Art & Kulturë

Kinoklubi / Film familjar : “Le Tableau” nga Laguionie

Shfaqje e filmit « Tablloja » me autor Jean-François Laguionie
(2011 – 1h16 – Animacion)

Një kështjellë, kopshte të lulëzuar, një pyll i dendur, ja se çfarë një Piktor, për arsye misterioze, i ka lënë pa përfunduar. Në këtë tablo jetojnë tre lloj personazhesh : Toupins, të cilët janë pikturuar plotësisht, Pafinis, të cilëve ju mungojnë disa ngjyra dhe Reufs që nuk janë veçse ca skica. Duke e quajtur veten superiorë, Toupins marrin pushtetin…

Sinopsisi : https://www.youtube.com/watch?v=G5NNf1lrj2c

FALAS – Në gjuhën frënge me titra në shqip
Organizuar nga Aleanca Franceze e Tiranës dhe Ambasada e Francës në Shqipëri, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).