Art & Kulturë

Shfaqja hungareze “August” – Teatri i Metropolit

Teatri hungarez “Maladype”, një nga trupat e pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor “Skampa 2019”, vjen në Teatrin e Metropolit më 14 tetor, me shfaqjen “August”. Kjo pjesë, e bazuar në tregimet e Bruno Schulz dhe e vënë në skenë nga regjisori Zoltán Balázs, ka si origjinë thëniet e metafizikës së Schulz dhe elementet e filozofisë së tij. Nga imagjinata dhe emocionet krijuese të njerëzimit, ajo është shndërruar në joverbalizëm. Shfaqja është bazuar në formulat matematikisht të sakta të lëvizjeve. Aktrimi është ndërtuar mbi lëvizjet, gjestet, pamjen dhe e çon audiencën drejt një dimensioni të ri, por duke përfshirë sërish elemente të së kaluarës, të pranishëm në botën tonë plot me nostalgji. Performanca, instinktive dhe dinamike, përçon ndjenja shumë të forta, përshtypje, ndjesi, në drejtim të audiencës dhe për më tepër, ajo rrezaton aq shumë energji, sa të shtyn në rrënjët e saj, pa marrë parasysh nëse je apo jo i njohur me veprat e Bruno Schulz.

Zoltán Balázs është një mysafir i rregullt i festivaleve dhe teatrove në mbarë globin. Ai ka vënë në skenë shfaqje të ndryshme në SHBA, Francë, Gjermani, Slloveni, Sllovaki dhe Rumani.

Hyrje e lirë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).