Art & Kulturë

Ekspozimi i një përzgjedhjeje të veprave të Stommel-it në Gallery70 në Tiranë

Ekspozimi i një përzgjedhjeje të veprave të Stommel-it në Gallery70 në Tiranë është frymëzuar nga bota e kërcimit dhe lëvizjes. “Shformimi i trupit, qoftë ky në veprim apo në gjendje qetësie, përmban për mua esencën e natyrës njerëzore dhe gjendjes emocionale. Trupi i spërdredhur është një subjekt elegant, ai është i bukur dhe përcjell gjithashtu bukuri. Dhe akti i admirimit të bukurisë është një luftë plot epsh dhe pritshmëri. Ajo është për ne një kujtim, një shpirt që na prek nga e shkuara e largët, ndoshta diçka e ngjashme si “Epoka e Artë”, thotë Stommel.

Martin Stommel lindi në vitin 1969 në qytetin e Bonn-it. Në vitet 1994 -1997 Stommel studioi fillimisht në Akademinë Shtetërore të Arteve në Mynih. Në 1988 ai i transferoi studimet në Universitetin e Arteve në Berlin (UdK). Në vitet 2001-2007 Stommel ra në kontakt me botën e cirkut, çka e shtyu atë të realizonte një seri pikturash dhe grafikash të artistëve të cirkut si dhe skenave në arenën e cirkus. Ai portretizoi klounët më të njohur të kohërave tona si Oleg Popov, Francesco Caroli, David Larible ose Fumagalli, sidomos në bashkëpunim me Bernhard Pauls Circus Roncalli.
Veprat e Stommel-it ndodhen në shumë hapësira publike dhe në mjaft koleksione private. Gallery70 dhe Ambasada Gjermane në Tiranë sjellin disa vepra të tij, bashkë me vetë artistin në Tiranë. Të gjithë të interesuarit janë të ftuar përzemërsisht në hapjen e ekspozitës si dhe në bisedën me artistin.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 15.11.2019

Ky aktivitet është pjesë e Tetorit Gjermani 2019 „gur-gur bëhet URË“. Të gjitha aktivitetet mund të gjenden në faqen tonë të internetit: www.tetori-gjerman.com dhe në aplikacionin tonë, të cilin mund t’a shkarkoni nëpërmjet këtij Linku: https://qrco.de/tetorigjerman

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).