Art & Kulturë

Kiço Londo: Mungesa e kritikës profesionale po dëmton teatrin

Drejtuesi i Teatrit Eksperimental Kombëtar “Kujtim Spahivogli”, Kiço Londo, gjatë prezantimit të shfaqjes së rradhës në ReportTv, është shprehur rreth dëmit që i vjen teatrit shqiptar nga mungesa e kritikës.

Sipas tij, thurja e lavdeve nëpër media një ditë pas shfaqjeve të premierave në teatret e vendit, ndonjëherë bëhen të kota, thjesht për të kënaqur aktorët dhe regjisorët.

Mungesa e kritikës profesionale dhe lavdërimi i tepërt, ose hipokrizia me ato që ndodhin në skenën e teatrit, është një gjë që duhet të na shqetësojë. Raporti me dramën shqipe dhe raporti me kritikën, janë dy pikat më të dobta që teatri ynë ka sot, si Teatri Kombëtar, ai Eksperimental, i Metropolit e ndonjë tjetër.” -, ka thënë ai.

Londo ka shprehur problemet që vijnë nga vlerësimi joprofesional i shfaqjeve, ashtu siç ka ndodhur edhe në rastin e prezantimit të premierës së parë të “Boeing Boeing”, e cila vjen këtë rradhë në Tiranën më 6 & 7 janar.

Dhe pastaj, të nesërmen shikojmë dy faqe gazete që i bëjnë elozhe shfaqjes për një gjë që jemi koshient që nuk është kështu.”-, ka vijuar Kiço Londo.

Suksesi i një premiere nga këndvështrimi i tij si regjisor, nuk përcaktohet as nga shitja e biletave apo mbushja e sallës plot me shikues.

“Në fakt mua do të më pëlqente më shumë nëse një kast aktorësh dhe një regjisor do të përpiqeshin që të komunikonin me rrugë të nëndheshme, gjë e cila është mjeshtëria e regjisorëve dhe aktorëve me spektatorin dhe të mos e lëshonin spektatorin në të qeshura të shfrenuara. Nëse më pyesni personalisht se si e masni një komedi me spektatorin, është kur spektatori reagon, por reagon me elegancë, saqë mos të prishë veprimin në skenë.”-, ka përfunduar ai.

Një tjetër kritikë që regjisori Londo ka bërë, lidhet me teatrot rajonale të Durrësit, Elbasanit, Gjirokastrës, etj, të cilat nuk lëvizin asnjëherë për të dhënë shfaqjet e tyre në zona të tjera. Ndërkohë, Teatri Eksperimental me shfaqjen “Boeing Boeing” ka lëvizur, duke dhënë performanca në shumë qytete të Shqipërisë.

Ndiqni më poshtë videon:

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).