Sabrina është shtriga adoleshente më e njohur në botë dhe kjo falë versionit të saj në serialin amerikan mjaft të ndjekur e më vonë, adaptimin në një film vizatimor.
Netflix do të prodhojë versionin e ri të “Sabrina, the Teenage Witch” dhe e ka zgjedhur tashmë aktoren kryesore që do të luajë rolin e Sabrinës. Kiernan Shipka është aktorja amerikane 18 vjeçare, e cila do të portretizojë shtrigën e famshme.

Kiernan Shipka
Në ndryshim nga seriali hit i viteve ’90, që tregonte historinë e Sabrinës dhe komeditë që ndodhnin rreth saj teksa ajo përpiqej të fshehte faktin që ishte një shtrigë, adaptimi i ri i serialit do të përmbajë elemente horrori.

Sabrina dhe macja e saj, Salem
“Ky është një version më i frikshëm i serialit, që do të jetë i ngjashëm për nga shkalla e horrorit me filmat The Exorcist apo Rosemary’s Baby. Këtu, Sabrina duhet të përballet me vështirësinë e të qenurit një shtrigë – njeri dhe në të njëjtën kohë, do t’i duhet të luftojë me forcat e së keqes që kërcënojnë botën e saj.”-, ka deklaruar Roberto Aguirre-Sacasa, producenti ekzekutiv i serialit.
Netflix ka lajmëruar se deri tani, seriali është programuar që të shfaqet për dy sezone.