Tatuazhet në gishta janë bërë trend, e kjo mund të jetë edhe inspirim i dizajnit “Shhh” të Rihannas.
Por nëse jeni duke planifikuar të bëni tatuazh në gisht, është e rëndësishme të dini se tatuazhi mund të hiqet brenda disa viteve.
Artistët e tatuazheve rekomandojnë të bëni dizajne të thjeshta në gishta, sepse vetëm në këtë mënyrë ato do të jenë të lexueshme me moshën.
Për shkak të densitetit të lëkurës në gishta, ngjyra e tatuazhit me kohën fillojë të ndërrojë dhe pas disa viteve edhe mund të bëhet e palexueshme.