”Aktivitet kulturore të organizuar nga ministria e Kulturës gjatë sezonit turistik dhe në kordinim me ministrinë e Turizmit kemi organizuar 500 aktivitete që i bie gati 3 aktivitete çdo ditë në gjithë Shqipërinë. Këto aktivtete ishin për gjithë grupmoshat dhe kategoritë si dhe përfshinin të gjitha zhanret”, u shpreh ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro gjatë prezantimit të projekt buxhetit për vitin 2019.
”Gjithashtu në gjysmën e dytë të vitit 2018 ku ministria e Kulturës celebroi konferencën ”Shqipëria 60 vjet në UNESCO” e cila do ndiqet në javët në vazhdim me me një event të jashtëzakonshëm në Paris ku hapim ekspozitën e ikonave në selinë e UNESCO-s në Paris, e cila do jetë një ngjarje jo vetëm për vendin por dhe për organizatën ndërkombëtare të UNESCOS-s”, u shpreh Kumbaro.
Përgatitemi dhe këto dy muaj të fundit të viti të kemi evente të rëndësishme,si edicioni i IV i ”legjendave shqiptare në novelat grafike” që zhvillohet në kuadët të Vitit mbarkombëtar të Skënderbeut”, përfundoi ministria e Kulturës Mirela Kumbaro.