Ju duhet të zgjoheni shpejt, por nuk po ju zë gjumi? Psikologu Michael Scullin ka zbuluar një truk që do t’ju bëjë të flini për 16 minuta!
Sipas Dr. Scullin, një nga gjërat më të mira që mund të bëni kur nuk po ju zë gjumi është që të krijoni një listë me punët që duhet të përfundoni.
Për ta provuar këtë teori, ai mori 57 persona të moshave 19-30 vjeç dhe i ndau në dy grupe, ku do të vëzhgonte secilin prej tyre. Më pas, secilit grup i dha nga një detyrë të veçantë: Grupi i parë duhet të shkruante të gjitha punët që kishin realizuar, ndërsa grupi i dytë duhet të bënte një listë me punët që duhet t’i përfundonin.
Në fund, ai vuri re se të gjithë pjestarët e grupit të dytë i zuri gjumi 16 minuta më shpejt se personat që ndodheshin në grupin e parë.
Kështu, ai doli në përfundimin se një njeri e ka më të thjeshtë që të flejë kur i përcakton sipas një liste detyrat që ka për të bërë më vonë dhe në këtë mënyrë ai do të ndihet më i qetë. Truri i personit do të pushojë, nuk do të mendojë më për gjërat që e stresojnë dhe do të jetë i aftë që ta zërë gjumi pa probleme.
Po ju, a do e provoni këtë metodë të thjeshtë gjumi?