Art & Kulturë

Këndet “Suvenire, Art & Libër”, emërtim dhe logo të re

Ministrja e Kulturës Elva Margariti bën me dije për shpalljen e konkursit si dhe për ndryshimin e emërtimit nga Këndi “Suvenire, Art & Libër”, në një emërtim të ri dhe dizajn të logos për propozimin e ri si emblemë identifikuese për hapësirat ku tregtohen produktet dhe objektet me elementë të vlerave përfaqësuese të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Ministrja shkruan se “nëse ke një ide mbi një emërtim ndryshe apo koncept-idenë e logos së re, mos hezito”.

Fituesi do të vlerësohet me çmimin prej 100.000 (njëqind mijë) lekë. Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është në datën 30.09.2019.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).