11 Shkurt, 11:00, Kalaja e Tiranës
Më datë 11 shkurt, në orën 11:00, në Kalanë e Tiranës do të kremtohet 102-vjetori i shpalljes së Tiranës kryeqytet. Në aktivitet do të jenë të pranishëm koleksionistë të cilët do të ekspozojnë objekte të ndryshme nga koleksionet e tyre. Gjithashtu, ansambli i fëmijëve do të performojë kërcime tradicionale shqiptare.
Disa nga personazhet e ftuar janë Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Keti Luarasi, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, CEO e Kalasë së Tiranës, Klodiana Toptani dhe Kryetari i Shoqatës së Koleksionistëve, Julian Demeti.
Hyrja do të jetë e lirë.