Art & Kulturë

Filarmonia e Tiranës mban koncertin e parë më 11 shkurt

11 Shkurt, 19:00, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit

Mbrëmjen e 11 shkurtit, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, Filarmonia e Tiranës do të mbajë koncertin e parë. Jean Michel Ferran dhe Frédéric Laroque do të shërbejnë si drejtues të koncertit.

Programi muzikor përfshin vepra nga Franc Schubert, Antonio Vivaldi, Fritz Kreisler, Gabriel Faure, Pugani-Kreisler dhe Johannes Brahms.

Filarmonia e Tiranës u krijua këtë vit, pas audicioneve të mbajtura për artistët e rinj nga Fakulteti i Muzikës.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).