Tanimë për të shijuar tortillat nuk është e thënë të shkoni patjetër në restorant.
Shije jua thjeshtëson punën duke ju treguar hapat e përgatitjes së tyre.
Përbërësit:
390 gram miell
8 gram kripë
60 gram vaj vegjetal
10 gram maja birre
një lugë kripë
250 ml ujë të vakët
Përgatitja:
Kombinoni në një enë majanë, pak ujë dhe vajin vegjetal.
Shtoni miellin, kripën dhe e trazoni mirë derisa të krijohet një masë homogjene.
I ndani në 12 kuleçë dhe i lini të pushojnë për disa minuta.
I hapni kuleçët në formë rrethore dhe i skuqni në vajin e nxehur më parë.