Për të gjithë ju që jeni bërë pak kuriozë rreth mesazhit të fshirë që dikush u ka dërguar, por nuk arritët ta shikoni dot, tashmë ekziston një zgjidhje.
Përditësimet e fundit të WhatsApp janë ato që të gjithë prisnim.
Shtimi i funksionit të ri që lejon të fshish mesazhet e dërguara ishte një lajm që të gjithë e prisnin. Mirëpo, pas shtimit të këtij opsioni, të shumtë janë ata që kërkojnë të rikthejnë mesazhet e fshira në “WhatsApp”.
Pikërisht për këtë ekziston një aplikacion i quajtur “WhatsRemoved”, i cili zbulon dhe ruan mesazhet e fshira dhe skedarët, të tilla si audio, video dhe foto.
Për të përdorur këtë aplikacion ai duhet të shkarkohet në fillim dhe është i vlefshëm vetëm për sistemin Android, ndërsa përdoruesit e Apple duhet të presin… Gjithsesi është një lajm i mirë.