Art & Kulturë

Vjen dokumentari mbi sulmet terroriste në Francë

Sulmet terroriste të 13 shtatorit në Francë shënuan një ngjarje të tmerrshme, ku ngelën të vrarë rreth 130 persona dhe 413 të plagosur.

Vëllezërit Jules dhe Gedeon Naudet, njëkohësisht edhe autorët e dokumentarit për sulmin e 11 shtatorit në Amerikë, do të realizojnë një dokumentar mbi këtë ngjarje që la gjurmë në historinë e Francës, por edhe të botës përreth.

“13 Novembre: Fluctuat Nec Mergitur” është dokumentari me tre episode, që do të prodhohet nga vëllezërit Naudet në bashkëpunim me platformën Netflix, ku edhe do të publikohet nga mesi i këtij viti.

“Natën e 13 shtatorit, një komb i tërë është sulmuar. Çdokush është prekur nga kjo ngjarje. Është e rëndësishme të flasim për të. Njerëzit të cilët kemi intervistuar kanë pasur fjalë mjaftë të mençura dhe shpresëdhënëse për të thënë”, kanë treguar dy vëllezërit regjisorë.

Image result for jules and gedeon naudet

Jules dhe Gedeon Naudet

Në këtë dokumentar do të shpalosen deklaratat e 20 dëshmitarëve të ndryshëm, që kanë qenë pjesë e këtij sulmi në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte, si: Të mbijetuarit e sulmit, ata që kanë qenë afër vendit të sulmit, zjarrëfikësit, policët dhe të tjerë. Po ashtu, pjesë e filmit do të jenë edhe deklarata e disa politikanëve, si kryetarja e Komunës së Parisit, Anne Hidalgo dhe ish-Presidenti i Francës, François Hollande.

 “Nuk është as një hetim dhe as raportim. Ne do të përdorim sa më pak imazhe të asaj nate. Ne luftojmë kundër sensacionales. Kjo është një histori e cila tregon virtytet më të larta të njerëzve, flet për mënyrën se si në rimarrim veten”, kanë theksuar ata.

Ata kanë treguar se platforma Netflix ka qenë më e përshtatshmja pasi publiku do të ketë mundësi që të marrë kohën që i duhet, gjatë shikimit të dokumentarit.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).