“Infinity War” do të dal në kinema në 4 maj të vitit 2018, por kjo nuk i ka penguar fansat e tij që ta emërojnë që tani si filmin më të shumëpritur të vitit.
Kjo është bërë e ditur nga IMBD, i cili ka publikuar rezultatet në bazë të votave që japin vet fansat e filmave.
Në fakt, renditja në vend të parë e “The Avengers: Infinity War” nuk është për t’u çuditur. Ai theu rekordet e shikimit në Youtube, kur nxorri trailer-in e tij të parë, i cili është cilësuar si më i shikuari në historinë e filmave, përkatësisht me 50 milionë brenda dy ditësh (tani 105 milionë).
Ky film është instalimi i tretë i serisë “The Avengers”, që debutoi me filmin e tij të parë në vitin 2012. Pas suksesit të madh në të gjithë botën, duke numëruar një fitim prej 1.5 miliard dollarësh, producentët e rikthyen filmin me një seri të dytë në 2015, të titulluar “Avengers: Age of Ultron”, i cili mblodhi po të njëjtën shifër në fitime.
Rikthimi në skenë për herë të tretë i skuadrës së superheronjëve më të njohur të Marvel: Iron Man, Captain America, Thor, Black Widow, Hulk, etj dhe shfaqja për herë të parë në një film e të keqit Thanos, duket se kanë dhënë impaktin e vet tek personat që e ardhurojnë kinematografinë.
Edhe pse ka thyer shumë rekorde botërore pa dal ende, “Infinity War” pritet që të jetë filmi më i suksesshëm dhe më i paguar për vitin e ri, duke thyer edhe vet fitimet e dy filmave të mëparshëm. Ndërkohë, seria e katërt do të dali më 3 maj 2019.
Pas tij në renditje vjen “Black Panther” dhe në vend të tretë “Deadpool 2”. Të tre këta filma që ndodhen në top list janë produksion i Marvel Studios, prodhimet e së cilës, kohët e fundit, kanë fituar një interes të madh.

Black Panther
Vlen të përmendet se të gjithë filmat që janë vendosur në 10-shen e prodhimeve kinematografike më të pritura për 2018, janë të gjithë vazhdime të filmave të mëparshëm. Asnjë film i ri origjinal që shfaqet për herë të parë këtë vit, nuk ka mundur të futet në këtë listë.
Lista e 10 filmave mw tw pritur pwr 2018:
- The Avengers: Infinity War (4 Maj 2018)
- Black Panther (16 Shkurt 2018)
- Deadpool 2 (1 Qershor 2018)
- Jurassic World: Fallen Kingdom (22 Qershor 2018)
- Tomb Raider (16 Mars 2018)
- Pacific Rim: Uprising (23 Mars 2018)
- The Predator (3 Gusht 2018)
- Ocean’s Eight (8 Qershor 2018)
- Mission Impossible 6 (27 Korrik 2018)
- Han Solo: A Star Wars Story (25 Maj 2018)

Jurassic World: Fallen Kingdom